Avokati në takim me Laportan, Barcelona pranë mesfushorit “tulipan”

schedule14:14 - 25 Maj, 2021

schedule 14:14 - 25 Maj, 2021

Liverpool do të privohet nga shërbimet e Georginio Wijnaldum në verë. Mesfushorit i skadon kontrata më datë 30 qershor dhe prej kohësh po shqyrton ofertat në drejtim të tij.

Bayern Munchen dhe Barcelona janë dy klubet më të interesuara për 30-vjeçarin. Spanjollët duket se kanë avancuar më shumë dhe zhvillimet e fundit e tregojnë qartë këtë.

Cadena SER raporton se Mateu Alemany, drejtori i Barcelonës dhe presidenti Joan Laporta kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim me avokatin e mesfushorit, Jan Kabalt. Në këtë takim flitet se janë diskutuar detajet e kontratës, që do jetë për 3 vite. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!