Avokati kërkon lirmin e Rexhep Selimit, garanton se ai s’do të arratiset

schedule12:20 - 11 Nëntor, 2020

schedule 12:20 - 11 Nëntor, 2020

Avokati i shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit, në paraqitjen e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale ka kërkuar lirimin e klientit të tij.

Mbrojtësi ligjor i Selimit garantoi se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së s’do të arratisej dhe s’do të ndikonte në dëshmitarë në rast të lirimit.

LEXO EDHE: Selimi në Speciale: Këtu jam si luftëtar i UÇK-së, aktakuza është e padrejtë

“Ne do të bëjmë kërkesë për lirimin me kusht… Duam të theksojmë se mbajtja në paraburgim mund të bëhet vetëm në situata specifike”, tha avokati.

Ndër të tjera avokati është shprehur se Selimi ka bashkëpunuar me Tribunalin Special dhe ndonëse mendon se kjo gjykatë është e padrejtë, s’do të vepronte në kundërshtim me ligjin.

Ai ka bashkëpunuar.. Ai u dorëzua vetë. Këto janë indikacione se nuk ekziston rreziku i arratisjes. Klienti im, pavarësisht se çfarë mendon për këtë gjykatë, nuk ka asnjë indikacion se do të ndikojë te dëshmitarët, t’i asgjësojë provat apo ç’ka do tjetër…. Nuk ka asnjë lloj arsye që Selimi do të ndikojë në prova apo do të bëjë diçka të tillë”, ka thënë avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!