Avokati: Jakup Krasniqi pritet të transferohet sot në Hagë

schedule12:59 - 4 Nëntor, 2020

schedule 12:59 - 4 Nëntor, 2020

Ditën e sotme pritet transferimi i Jakup Krasniqit në Hagë, kështu ka bërë me dije avokati mbrojtës i tij, Valon Hasani.

“Ajo çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje…Aktakuza e cila është konfirmuar, tani duhet të transferohet në Hagë, besoj se do të bëhet gjatë ditës së sotme”, u shpreh ai, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ndërkohë që EULEX është ende në banesën e Jakup Krasniqit .

Sakaq Prokuroria  Speciale ka konfirmuar se aktualisht po zhvillohen disa operacione në Prishtinë, me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!