Avokati i Veselit debaton me gjykatësit, reagon kryeprokurori Smith: Po na kërcënon

schedule13:47 - 16 Shkurt, 2021

schedule 13:47 - 16 Shkurt, 2021

Avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson në seancë ne sotme paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është përplasur me gjykatësin.

Mospërcaktimi i një datë nga ZPS për dorëzimin e dosjes paragjyqësore nga ana e Prokurorisë e ka nervozuar avokatin e Veselit, i cili ka thënë se “Prokuroria ka humbur nga sytë objektivin kryesor, që është t’i jepet mundësia mbrojtjes ta kuptojë çështjen”.

Ndër të tjera Emmerso, ka ironizuar duke thenë se gjykatësi Nicolas Guillou “duhet ta nxjerrë kamxhikun”.

“Kam frikë se është e nevojshme që një gjykatës ta nxjerrë kamxhikun dhe ta qëllojë Prokurorinë në këtë rast për ta bërë punën e saj, sepse ata kanë pasur 5 vjet për ta përgatitur çështjen”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se për aq kohë sa nuk e kanë çështjen në dorë, s’mund të bëjnë asgjë për t’u mbrojtur.

“Kur të kemi dosjen në dorë, ne mund të themi konkretisht se çfarë mund të bëjmë ne lidhur me këtë”, tha Emmerson. “Do të ishte mirë që të na jepni mundësinë të planifikojmë një datë për gjykimin. Pa u bërë kjo, ne po presin dhe nuk po bëjmë atë që duhet”, shtoi ai.

Në kundërpërgjigjje, kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith tha se Emmerson po përdor gjuhë kërcënuese.

“Gjuha inflamatore po përdoret dhe kërcënimet. Dy herë Z. Emmerson e ka bërë sot këtë. Gjykata duhet t’i shikojë faktet dhe ligjin”, ka thënë Smith./abcnews.al