Avokati i Thoma Gëllçit apelon vendimin e GJKKO: Nuk është përfshirë në tender

schedule11:50 - 14 Tetor, 2021

schedule 11:50 - 14 Tetor, 2021

Avokati mbrojtës i ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, Dorian Metalia ka apeluar vendimin e gjykatës për vendosjen ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas tij,  masa ndaj Gëllçit është në kundërshtim me ligjin, pasi pretendohet se Gëllçi nuk është i përfshirë në tenderin e RTSH AGRO.

Por një tjetër pretendim është se vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk është kompetente Gjykata e Posaçme. Ish drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi u arrestua pak ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!