Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i hapitur se si Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati për t’i kryer përgatitjet e nevojshme përpara gjykimit.
Në seancën e sotme paragjyqësore, avokati Misetic tha se Prokuroria kishte kërkuar që këtë muaj të niste gjykimi, ndërsa ende nuk janë gati.
“Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende janë në përgatitje këto raporte ekspertësh. Në nëntor, ZPS-ja tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar”, tha avokati kroato-amerikan.
Ai i kërkoi gjykatësit Nicolas Guillou ta përcaktojë një afat në mënyrë që Zyra e Prokurorit të Specializuar të kushtëzohet që t’i kryejë detyrat e saj më shpejt.
ZPS-ja tha se “Janë afërsisht pesë dëshmitarë ndërkombëtarë, për të cilët nuk janë marrë ende miratimet”.