Avokati i Shullazit reagon pas kërkesës së OFL: Pasurinë ia verifikoi anti-mafia, po bëni show

schedule13:09 - 11 Shkurt, 2020

schedule 13:09 - 11 Shkurt, 2020

I njohur si i forti i “Myslym shyrit” Gjergj Cukali dhe Emiljano Shullazi do të kalojën në sitën e Operacionit Forca e Ligjit. Emri i Gjergj Cukalit është lakuar shumë për përfshirjen e tij në botën e krimit.

Cukali u përball me drejtësinë në vitin 2006 ku u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit F.D., për një ngjarje të ndodhur në vitin 2004. Ndërsa në 2016 i forti i Myslym Shyrit u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”,i dyshuar si drejtues i një rrjetë të trafikut të kokainës.

Atë kohë u proceduan penalisht 7 persona, ndërsa 9 të tjerë u arrestuan.  Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike, kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës. Gjithashtu në atë kohë Cukali mbante një tjetër identitet dhe quhej Ergi Hoxha, ku sipas organit të akuzës edhe mjetet e identifikimit i kishte me atë emër edhe u akuza për falsifikim të dokumenteve. Pas një viti në burg Cukali arriti të lirohet nga qelia, nën masën “arrest në shtëpi”, me vendim të  Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Shkak për lirimin e tij nga qelia u bë gjendja e shëndetësore, pasi  vuante nga astma bronkiale dhe kishte kriza të shpeshta.

Ndërsa në vitin 2018 Gjergj Cukali do të arrestohet për thyerje të masës së sigurisë. Emri i të fortit të “Myslym Shyrit” do të bënte bujë në media më 31 maj të 2019 pasi akuzohej për vrasje me paramendim për atentatin ndaj ish-efektivit të policisë Arben Bilali me 30 janar 2019. Por vetëm disa muaj më vonë Cukali arriti të fitonte sërish lirinë nga Gjykata e Apelit Tiranë për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

 

Emiljano Shullazi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 14 vite burg, për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shullazi është i paraburgosur në burgun 313 në kryeqytet, pasi procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka ngecur për shkak se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka njoftua së kush do jenë gjyqtarët që do i bashkohen Albana Boksit në këtë proces. Pasi 5 gjyqtarët e tjerë të Apelit kanë dhënë dorëheqjen për shkak se gjenden në situatën e konflikt të interesit.

Ndërsa ligji parashikon se në Gjykatën e Posacme nuk mund të zhvillojë seanca gjyqësore një gjyqtar që vjen nga gjykatat e tjera. Pas kërkesës së OLF për dorëzim të formularit ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe. Ky i fundit e ka cilësuar këtë kërkesë një show të mirëfilltë nga policia pasi sipas tij, pasuria e Shullazit ka kaluar më parë në sitën e Anti-mafias dhe nuk është konstatuar asgjë e paligjshme.

Ndërsa kërkesën e OFL avokati e cilëson si një ndikim të hapur dhe të paligjshëm, në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu Policia e Tiranës ka njoftuar se kanë nisur hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për pasurinë e Vladimir Gjutës. 44 vjeçari u arrestua të hënën pranë selisë së Parisë Socialiste, me armë dhe 120 mijë euro në çantë.

“OFL- ja përpara se të kërkonte prej tij (Shullazit sh.r) deklarimin e pasurisë, do ishte mire të kishte kryer qoftë dhe një verifikim dhe të mos ushqente me zhurmë të panevojeshme opinionin publik”, shprehet Meçe.

Reagimi i plotë

U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite. Sipas meje eshte nje “shoë”, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te mepareshem….Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme.

Pavaresisht zhurmes mediatike qe po e shoqeron procesin kunder tij pothuaj prej 4 vjetesh, proces ky i montuar, ku jane shkelur te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet nje proces i rregullt penal, klienti im nuk zoteron pasuri te paligjshme, madje nuk zoteron pasuri vec baneses se tij dhe nje siperfaqe ne nje objekt, qe eshte legjenduar si e marre me dhune, por qe gjithsesi eshte objekt i shqyrtimit gjyqesor, i cili ende nuk ka perfunduar.

OFL- ja perpara se te kerkonte prej tij deklarimin e pasurise, do ishte mire te kishte kryer qofte dhe nje verifikim dhe te mos ushqente me zhurme te panevojeshme opinionin publik.

Sipas meje, ky eshte nje ndikim i hapur dhe i paligjshem ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar!

Megjithate, klienti im nuk ka asgje per te fshehur dhe do ti pergjet OFL ne kohe dhe ne menyre te plote!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!