Avokati i Jaeld Çelës Petrit Ismailaj ka deklaruar pas dorëzimit të klientit të tij, se ai nuk i është shmangur hetimit por gjykimit të padrejtë.
Ismailaj tha se Jaeld Çela ka pasur besim tek drejtësia, por edhe tek pafajësia e tij, ndaj kjo është edhe arsyeja pse vendosi të dorëzohet.
“Gjendja është normale. Po zbatohet një vendim, i masës së sigurimit. Nuk i është shmangur hetimit por gjykimit të padrejtë. Kemi vendosur të ballafaqohemi edhe me gjykatën. Ne betejën e kemi fituar, është cilësuar i pafajshëm, por shpërdorimi i detyrës është një vepër penale që merret si e mirëqenë dhe mund të abuzohet edhe me këtë term.
Tani është seanca e fundit e gjykimit, ndaj ka dashur të jetë para trupit gjykues. Ne nuk jemi rast i shmangies së hetimit. Vetëdorëzimi edhe në paraburgim e lehtëson. Nuk merret në pyetje, e ka kaluar atë fazë. Ka pasur besim te drejtësia , edhe tek vetja”, tha Ismailaj./abcnews.al