Avokatët e Jaeld Çelës kërkojnë përjashtimin e tre gjyqtarëve

schedule11:02 - 28 Prill, 2020

schedule 11:02 - 28 Prill, 2020

Avokatët e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela, kanë kërkuar përjashtimin e 3 gjyqtarëve, Albana Boksi, Nertina Kosova, Nure Dreni.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se avokatët kërkojnë përjashtimin për arsye se kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura.

Çështja e Çelës është shqyrtuar me kërkesat e grupit të “Habilajve”. Ndërkohë, mëse kjo treshe gjyqtarësh duhet të ndërhyjë KLGJ për të caktuar gjyqtarë të tjerë.

Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ish drejtori i policisë, në arrati u dënua në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ndërkohë, avokatët e Çeklës e kanë apeluar vendimin e dhënë asokohe nga gjykata e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, ditën e sotme pritet të jepet vendimi në Apel edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mësohet se i pranishëm në seancën e sotme do të jetë avokati, Maks Haxhia dhe ish ministri ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm. Kujtojmë se Tahiri u dënua për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!