Avokatët e Dani Alves në aksion, argumentojnë se videot hedhin poshtë deklaratat e viktimës

schedule12:56 - 1 Shkurt, 2023

schedule 12:56 - 1 Shkurt, 2023

Është zbuluar dokumenti i apelit prej 24 faqesh të paraqitur të hënën nga avokati Cristobal Martell kundër paraburgimit pa kush të Dani Alves.

Ish-lojtari i Barcelonës u arrestua më 20 janar dhe që atëherë ka qenë në paraburgim pa kusht, i akuzuar për një sulm të dyshuar seksuar të kryer në klubin e natës në Barcelonë më 30 dhjetor. Në apelin e tij, Albes vë në dyshim rrëfimin e viktimës dhe pretendon se ankuesi qëllimisht hyri në banjë pas tij pa e lënë lojtarin të kalonte ose të hapte derën. “El Periodico” publikon pjesë nga apeli, në të cili ka pasur akses edhe gazeta e Barcelonës.

Sipas avokatit të Dani Alves, deklaratat e ankuesit zbulohen si jokonsistente dhe të pasakta, që mund të jenë për shkak të një shtrembërimi narrativ. Në përmbledhje, ekipi i mbrojtjes argumenton se pamjet e videove përgënjeshtrojnë rrënjësisht versionin e viktimës dhe nuk e tregojnë atë në terror, frikë apo diçka tjetër, por tepër e qetë.

Avokatët e brazilianit gjithashtu thonë se nga kamerat e sigurisë dallohet qartë që Dani Alves futet vetëm në tualet, dhe pas disa çastesh, shihet denoncuesja e cila i shkon nga pas dhe e hap derën e tualetit./ h.ll/abcnews.al