Avokat Ngjela dhe konstitucionalisti Hazizaj: Politika pengon Kushtetuesen

schedule14:40 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 14:40 - 9 Dhjetor, 2020

Nga Erneta Shevroja

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese po pengohet nga politika, thonë për ABC Spartak Ngjela dhe konsitucinalisti Sokol Hazizaj.

Presioni amerikan është shtuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa po shkohet drejt përfundimit të afatit kohor të vendosur.

“Si pasojë e mungesës së Gjykatës Kushtetuese Shqipërisë i janë ndërprerë të gjitha procedurat për njohjen e saj ndërkombëtare, e sidomos hapjen e negociatave me BE”, është shprehur Ngjela.

Por më shumë se ngritja, konstitucionalisti Sokol Hazizaj e vendos theksin tek funksionimi i Kushtetueses.

“Ajo çfarë parashikon ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, e bën të pamundur funksionimin e GJK. Që do të thotë se ose do të shkosh në deformim të ligjit për shkak të domosdoshmërisë ose do të respektosh ligjin”, është shprehur Hazizaj.

Ajo që sipas tij deri më tani çalon është numri i ulët i aplikanteve që pas vlerësimit nga KED kalojnë tek Presidenca dhe Kuvendi për emërim.

“Jo në përputhje me ligjin çdo gjë mund të ngrihet. Është e pamundur të ngritur dhe funksionuar në mungesë të konkurrencës së kandidatëve,”tha Hazizaj.

Të dy juristët janë të një mendimi se është politika ajo që pengon bërja sa më shpejtë funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

“Sipas të gjitha të dhënave njeriu i parë që do të goditet për korrupsion është Presidenti, por Presidenti nuk mund të shkarkohet dot pot ë filloj procesi penal i tij vetëm nga Parlamenti, duhet ta shkarkojë dhe Gjykata Kushtetuese

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk është më vetëm Këshilli i emërime në Drejtësi, është Këshill i Emërimeve në Politikë.  Produkti antiligjor është i mazhorancës”

Megjithatë, sipas Avokat Ngjelës pengesat do të mbikalohen dhe kjo do të ndodh brenda këtij muaji.

“Nëse nuk ngrihet Gjykata Kushtetuese dështon politika amerikane në Shqipëri, këta lapaculë do të bëjnë të dështojë politika amerikane? Pamundësi absolute,” ka thënë Ngjela.

Aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vlerësuar si të përshtatshëm 3 kandidatë, për 3 vende vakante në Kushtetuese, ndërsa ligji kërkon që për çdo vakancë ti çohen minimalisht institucioneve emëruese, Presidentit dhje Kuvendit, nga 3 kandidatët për çdo pozicion./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!