Ndërsa kompanitë ndërmarrin hapa drejt përmirësimit të transportit rrugor, Regent, një kompani me bazë në Boston, ka vënë syrin mbi një objektiv tjetër: detin. Kompania shpreson ta kthejë detin në një korridor transporti me shpejtësi të lartë.
Mjeti, i quajtur ndryshe “avioni-varkë”, kalon mbi ujë me një shpejtësi deri në 290 km/orë, rreth 6 herë sa shpejtësia e një trageti, dhe dyfishi i gamës së avionëve elektrikë, por me gjysmën e kostove të prodhimit.
Noton në një “jastëk” ajri të krijuar nga krahët e tij që e bën fluturimin më efikas. Kur është në port, ulet në ujë si varkë. Regent pretendon se mund t’i kthejë korridoret detare në një rrugë udhëtimi./abcnews.al