Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore të Koresë së Jugut

schedule12:40 - 23 Korrik, 2019

schedule 12:40 - 23 Korrik, 2019

Avionë ushtarakë koreano jugorë kanë qëlluar disa herë në shenjë paralajmërimi ndaj një avionic ushtarak rus I cili kishte hyrë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.

Korea e jugut ka ngritur në fluturim avionët e saj ushtarakë dhe ka qëlluar disa herë në shenjë paralajmërimi ndaj një avioni ushtarak rus i cili hyri dy herë në hapësirën ajrore të Seulit. Lajmi është konfirmuar nga ushtarë koreano jugorë të cilët u cituan nga agjencia e lajmeve Jonhap. Kjo është hera e parë që një avion ushtarak rus, shkel hapësirën ajrore koreano jugore, edhe pse ka pasur raste kur mjete ajrore ruse kanë hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore koreano jugore, për herë të fundit në 20 qershor, kur qëndruan në zonë për 30 minuta. Avioni ushtaraj rus shkeli hapësirën ajrore në lindje të Koresë së Jugut, në afërsi të ishujve Dokdo, për të cilat ka pretendime dhe Japonia. Seuli e cilëson si shkelje të traktateve ndërkombëtare.

Po mëngjesin e të martës, dy avionë lufte kinezë kishin bërë të njëjtën para se të bashkoheshin me dy avionë ushtarakë rusë duke u drejtuar për në detin e Japonisë duke qëndruar në zonën koreano jugore të mbrojtjes ajrore për rreth 20 minuta. Ministria e mbrojtjes në Seul, deklaroi se do të dërgonte një notë proteste në Kinë dhe Rusi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!