Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë mbrëmjen e së premtes.
Reuters raporton se bëhet fjalë për një avion V-22 Osprey, i cili po merrte pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Cold Response”.
Burime për Reuters bëjnë të ditur se moti ka qenë i keq në kohën kur avioni ka humbur kontaktet.
Fati i katër personave në bord nuk dihet. /GazetaExpress/