Pak momente pasi mbërriti në aeroportin Sharm el-Sheikh në Egjipt, një Boeing 737-800 i menaxhuar nga një kompani me kosto të ulët ukrainase, ka shpërthyer në flakë.
Fluturimi nga Zaporizhzhia (Ukrainë) zbarkoi në pistë pa incidente, ndërsa po përpiqej të shkon në vendin e parkimit. Kur u ndal, papritmas shpërtheu një zjarr në mjetin kryesor të uljes së avionit.
Burimet lokale njoftojnë se shkak i incidentit ishte humbja e lëngut hidraulik në frenat e nxehta të avionit dhe se pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt./abcnews.al