Avioni me 161 pasagjerë bën ulje të detyruar, u godit nga një zog

schedule08:17 - 29 Korrik, 2024

schedule 08:17 - 29 Korrik, 2024

Një avion pasagjerësh i kompanisë “easyJet” bëri ulje emergjente teksa ishte në 9 mijë metra lartësi pasi u godit nga një zog pak pas ngritjes nga pista.

Avioni me 161 pasagjerë në bord ishte nisur nga aeroporti i Faros në Portugali dhe kishte si destinacion Londrën, por u detyrua të ulej në pistën nga ku u ngrit në fluturim. Avioni ka qëndruar për gati 44 minuta në ajër.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga kompania, ku një zëdhënës i së cilës është shprehur se pilotët po hasnin vështirësi në arritjen e lartësisë së nevojshme dhe vendosën ta rikthenin avionin në pistë. Asnjë prej pasagjerëve nuk pësoi lëndime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!