Një avion luftarak i Forcave Ajrore Britanike F-35 u rrëzua në Detin Mesdhe gjatë një fluturimi rutinë. Piloti u detyrua të përdorë lëshuesin dhe u kthye i sigurt në aeroplanmbajtës.
Sipas mediave, nuk konsiderohet e mundshme që të ketë pasur një veprim armiqësor. Ndërkaq, sipas autoriteteve britanike, ngjarja ka ndodhur në orën 13.00, në ujërat ndërkombëtare.
Piloti u gjet dhe u transportua në aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet.
Sipas korrespondentit të mbrojtjes të BBC-së, hetimi ka të ngjarë të fokusohet në një problem teknik ose gabim njerëzor që shkaktoi rrëzimin e F-35. g.v/abcnews.al