Avioni i rrëzuar me 176 viktima, Irani i jep fund bashkëpunimit me Ukrainën

schedule16:22 / 03/02/2020

Irani ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin në lidhje me Ukrainën , në hetimet për avionin e rrëzuar ukrainas nga një raketë iraniane muajin e kaluar, ku humbën jetën 176 persona që kanë qenë në bord.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ky është një lajm që vjen pasi disa të dhëna tregojnë se Irani ka pasur njohuri menjëherë se ka rrëzuar aeropanin.

Irani fillimisht nuk ka pranuar rrëzimin e aeroplanit më 8 janar, mirëpo presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy ka thënë se një bisedë e publikur e pilotit me zyrtarë të kontrollit ajror, ka treguar se Irani e ka ditur menjëherë se ka qëlluar aeroplanin me raketë.

Në atë kohë, Irani ka qenë i alarmuar për shkak të nisjes së raketave balistike në dy baza ushtarake në Irak, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian, Kasem Sulejmanin me dron amerikan në Bagadad./abcnews.al

schedule16:22 / 03/02/2020