Një avion turistik me 9 persona në bord u rrëzua në xhunglën e provincës lindore të Chachoengsao pasditen e së enjtes në Tajlandë.
Avioni i vogël humbi nga radarët teksa udhëtonte nga Bangkoku në Trat, pranë kufirit me Kamboxhian.
Sipas guvernatorit Chonlatee Yangtrong, të gjithë pasagjerët humbën jetën nga përplasja e avionit. Pasagjerët ishin katër tajlandezë dhe pesë kinezë, përfshirë dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç./abcnews.al