Ekipet e shpëtimit në Filipine kanë nisur kërkimet pranë një krateri vullkani në Malin Mayon, pasi një avion i vogël u rrëzua dy ditë më parë. Në momentin e aksidentit në avion ndodheshin dy pilotët filipinas dhe dy konsulentë australianë, fati i të cilëve ende nuk dihet.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar dhjetëra alpinistë, helikopterë dhe qen kërkues.
Avioni Cessna 340 u zhduk pak pasi u nis për në Manila nga një aeroport lokal disa kilometra larg Mayon. Autoritetet thanë se avioni ishte parë për herë të fundit 300 deri në 350 metra nga krateri.
/abcnews.al