Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd. Në aeroplan kanë qenë 155 pasagjerë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu, tha se shkak për uljen e detyruar është bërë një problem teknik.
“Autoritetet shtetërore të Kosovës në kordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe kordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Euroëings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim. Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më vonë nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.
Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Euroëings në ditët në vijim”, shkroi Aliu në profilin e tij në Facebook./abcnews.al