Avioni bën ulje emergjente, katër të vdekur në Siberi

schedule22:21 - 12 Shtator, 2021

schedule 22:21 - 12 Shtator, 2021

Katër persona u vranë pasi një avion i vogël me 14 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit bëri ulje emergjente në një pyll në Siberinë juglindore , njoftoi Ministria e Mbrojtjes Civile.

Avioni L-410, ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, fshati Kazatsinkoye.

Sipas indikacioneve të para, kishte disa dëmtime mekanike që e detyruan ekuipazhin të tentonte uljen e detyruar. Raportet e para thanë se 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënoja, por ishin gjallë.

Pamjet e postuara në faqet e rrjeteve sociale tregojnë anëtarët e ekipit të shpëtimit që mbajnë elektrik dore dhe barela pranë një lumi kur bie nata. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!