Ushtria japoneze këtë të hënë ka filluar kërkimin për një avion luftarak që u zhduk nga radari menjëherë pas ngritjes.
“Rruga e avionit F-15 humbi gjatë fluturimit mbi Detin e Japonisë, në një distancë prej rreth 5 kilometrash nga baza ajrore Komatsu, në provincën e Ishikawa, nga ku u ngrit“, ka thënë një zëdhënës i Forcat e Vetëmbrojtjes.
Mediat e huaja bëjnë me dije se avioni po kryente një fluturim stërvitor me dy pasagjerë, kur u zhduk nga radari rreth orës 17:30 me orën lokale.
Ushtria tha se kishte gjetur objekte që notonin në zonën detare ku avioni u zhduk./abcnews.al