“Avion i arnuar” me ngjitës, videoja bën xhiron e rrjetit

schedule09:38 - 3 Gusht, 2023

schedule 09:38 - 3 Gusht, 2023

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga ish-deputeti, Mauro Pili ka nxjerrë në pah sesi avioni i linjës Kaliari-Romë është i arnuar me ngjitës në disa pjesë të tij.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa Pini shkruan përkrah videos: “Sot në mëngjes, në orën 7:20, duke u nisur për në Romë nga Kaliari, askush nuk vuri re asgjë për shkak të hipjes nga tuneli.


Ata na trajtojnë si një koloni të botës së tretë. Nuk më kishte ndodhur kurrë që avioni të arnohej me ngjitës shirit”.

Ish-presidenti i rajonit të Sardenjës shkruan se e vuri re ngjitësin e vendosur në pjesën e poshtme të kabinës së avionit Airbus të kompanisë Ita Airways, pas mbërritjes në Fiumiçino.

Pas publikimit të pamjeve reagoi edhe kompania Ita Airways duke thënë në një deklaratë për mediat se operon gjithmonë në përputhje me standardet e sigurisë të diktuara nga autoritetet kompetente dhe me respekt të plotë për pasagjerët dhe stafin e saj në bord.

“Ndërhyrja e mirëmbajtjes ishte e nevojshme për të trajtuar përkohësisht një dëmtim të gjetur në një panel. Ky veprim është kryer në përputhje me manualet e miratuara nga prodhuesi, i cili në këto raste parashikon përdorimin e ‘ngjitësit shirit’ metalik për përdorim aeronautik”, specifikohet në reagimin e kompanisë.

/abcnews.al