Demba Ba zgjodhi të vazhdonte karrierën te Lugano më 1 korrik, por aventura zvicerane ka zgjatur fare pak. Sulmuesi senegalez, i cili në ta kaluarën ka luajtur me shumë klube (Chelsea, West Ham, Neëcastle, Hoffenheim etj), është larguar nga Lugano pas ndryshimit të pronarëve.
36-vjeçari nuk ka nisur si titullar asnjë nga tre ndeshjet e kampionatit me Luganon, teksa numëron vetëm 48 minuta aktivizim. Pronarët e rinj nuk e kanë në plane dhe Demba Ba ka vendosur të largohet pas më pak se dy muajsh.
Dy sezonet e kaluara ishte pjesë e turqve të Basaksehir, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion, teksa sulmuesi potent tani po pret oferta për të vendosur se ku do të vijojë karrierën. /abcnews.al