“Aventurë” e shkurtër, Zhegrova “shkarkon” ish-kampionin e botës nga posti i trajnerit

schedule11:16 - 30 Nëntor, 2023

schedule 11:16 - 30 Nëntor, 2023

Erdhi me “vrull” të madh, por ashtu siç erdhi edhe iku. Bëhet fjalë për teknikun italian, Fabio Grosso, i cili qëndroi te francezët, për rreth 2 muaj, me bordin që vendosi t’i japë fund “aventurës”, së 46-vjeçarit, në stolin e “gjigantëve” të Ligue 1, të cilët prej 2 sezonesh tashmë janë në krizë të thellë.

Vetëm 1 fitore, 2 barazime e 4 humbje, me më të fundit, që ishte ndaj skuadrës së Lille, pjesë e së cilës është edhe “fantazisti” i “Dardanëve” të Kovoës, Edon Zhegrova detyruan që Presidenti i Lyon, John Textor ka vendosur të marrëv vendimin “ekstrem”, vendim ky që lidhet edhe me keq menaxhamin e veteranëve, Lacazette, Lovere, Tagliafico.

Ndërkaq, pas largimit të Kampionit të Botës, me Italinë në vitin 2006, “frerët” e skuadrës së parë të Lyon do të kalojnë në drejtimin e përkohëshëm të Pierre Sage që është drejtori i qendrës stërvitore. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!