Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është një prej lojtarëve që mund të bëjë një aventurë të re gjatë merkatos së verës.
Mediat italiane raportojnë se skuadra e Bologna e ka futur në listën e lojtarëve të dëshiruar për sezonin e ardhshëm.
Jashari mund të luaj sezonin e ardhshëm në Serie A dhe trajneri Thiago Mota është një “tifoz” i lojtarit me origjinë shqiptare.
21-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje me Luzernin në Superligën e Zvicrës, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë. Bologna nuk është klubi i vetëm që kërkon shërbimet e tij, pasi ka skuadra edhe nga Zvicra e Ligue 1 në Francë që kërkojnë ta sjellin në ekip./h.ll/abcnews.al