“Aventura” në Brazil mbyllet me stil, “El Pistolero” largohet nga Gremio pas golit të 555-të

schedule19:56 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 19:56 - 4 Dhjetor, 2023

Luis Suarez mbylli aventurën me Gremion në Brazil dhe këtë ia doli ta bënte në mënyrën më të bukur, me uruguajanin që shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Vasco duke firmosur edhe golin numër 555 në karrierën e tij.

“El Pistolero”, tashmë 36-vjeçar pritet t’i bashkohet mikut të tij Lionel Messi te Inter Miami, edhe pse sulmuesi theksoi se aktualisht trupi i tij ndjen shumë dhimbje dhe për momentin nuk mund të shprehet qartë mbi atë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

“Aktualisht ndjej shumë dhimbje dhe më duket se trupi po më flet për të kërkuar pushim. Dua ta shijoj këtë moment dhe këtë pauzë, vetëm më pas mund të vendos se çfarë do të bëj pas ksaj karriere kaq të gjatë. Duhet të pushoj, të shijoj kohën me familjen dhe fati më pas do të vendosë se ku do të jem në të ardhmen”,- u shpreh Suarez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!