Aventura mbretërore vazhdon, Real Madrid rinovon me “senatorin”

schedule17:54 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 17:54 - 30 Dhjetor, 2019

Real Madrid po mendon për rinovimet dhe i pari që ka firmosur kontratën e re është Karim Benzema. Sulmuesi francez është pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2009 dhe cilësohet si një nga “veteranët” e ekipit.

E vjetra i përfundonte në vitin 2021, ndërsa bashkëpunimi është zgjatur me një tjetër vit sipas raportimeve të Marca. Benzema do të vijojë të jetë pjesë e Realit deri në verën e vitit 2022, atëherë kur sulmuesi do të jetë 34 vjeç.

Francezo-algjeriani ka mbajtur peshën e sulmit të Realit pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe ia ka dalë të shënojë 46 gola në dy sezonet e fundit. Zyrtarizimi i rinovimit është çështje orësh dhe klubi spanjoll pritet të bëjë publike akordin e ri me lojtarin. /abcnews.al

 

Benzema dhe presidenti Perez

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!