Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aventura londineze mbyllet përpara kohe, Tottenham shkarkon Mourinhon

schedule11:29 - 19 Prill, 2021

schedule 11:29 - 19 Prill, 2021

Jose Mourinho nuk është më trajneri i Tottenham. “Special One” mori drejtimin e klubit londinez 20 nëntorin e vitit 2019, teksa kishte kontratë deri në verën e vitit 2023.

Rezultatet nuk kanë qenë aspak pozitive, ndërsa loja e bukur është parë rrallë tek ekipi i Premier League. Tottenham renditet në vend të shtatë në kampionat.

Drejtuesit e klubit nuk kanë duruar më dhe pak minuta më parë kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra një nga trajnerët më fitues të botës së futbollit.

Champions League është objektivi i madh i Spurs, që ndodhen 5 pikë larg vendit të katërt. I vetmi peng i Mourinhos është fakti që nuk ia doli të dërgojë ekipin te trofe.

Tottenham është klubi i vetëm me të cilin 58-vjeçari nga Setubali nuk ka fituar asgjë. Shansin do e kishte më 25 prill, datë kur zhvillohet finalja e EFL CUP.

Tottenham do të përballet në finale me Manchester City, por drejtuesit nuk pritën më dhe vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!