Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aventura kineze jashtë parashikimeve, Xhemaili rikthehet atje ku e nisi

schedule19:55 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 19:55 - 15 Dhjetor, 2020

Gjatë merkatos së shkuar të janarit Blerim Xhemaili vendosi të lërë Italinë dhe të transferohet në Kinë te klubi i Shenzen. Aventura në Azi, që pritej të ishte e fundit në karrierë, nuk shkoi aspak mirë dhe ai vendosi të ndërpresë kontratën në verë.

 

34-vjeçari ka thuajse një vit pa luajtur dhe shumëkush e mendoi mbylljen e karrierës së tij, por nuk do të ndodhë kështu. Nga Zvicra mësojnë se ai do t’u bashkohet shqiptarëve të tjerë te Zurich.

Zviceranët janë klubi, ku ish-ylli i kombëtares së Zvicrës nisi karrierën e tij të gjatë. Mesfushori e la Zurich në vitin 2007. Me këtë klub ai fitoi dy vite radhazi titullin kampion në Zvicër. Më pas karriera e tij vazhdoi kryesisht në Itali në skuadra si Parma, Torino, Napoli, Genoa e Bologna. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!