Aventura e re nuk zgjati shumë, rekordmeni italian largohet nga Juventusi

schedule19:39 - 14 Maj, 2020

schedule 19:39 - 14 Maj, 2020

Ndryshime në kampin e Juventusit, konkretisht në stafin teknik të Maurizio Sarrit. Andrea Barzagli, i cili u tërhoq nga futbollit 19 majin e vitit të kaluar, nuk humbi kohë dhe filloi karrierën e re, atë të trajningut.

39-vjeçari kaloi tetë vite shumë të bukura te Juventusi, u shpall po kaq herë kampion Italie dhe bardhezinjtë i ofruan të punojë si ndihmës në stafin e Sarrit. Barzagli nisi punën 25 shtatorin e kaluar, por sot është larguar sërish nga kampionët e Italisë.

La Stampa raporton se ish-mbrojtësi ka lajmëruar ditë ditë më parë presidentin Agnelli për vendimin e marrë. Shkaqet janë personale dhe Barzagli ka vendosur të kalojë më shumë kohë me familjen e tij gjatë kësaj periudhe. /abcnews.al

 

Andrea Barzagli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!