Blerja e re e Milanit, Fikayo Tomori, ka dhënë intervistën e tij të parë si kuqezi. Anglezi i ardhur në huazim nga Chelsea është shumë i lumtur për këtë hap në karrierën e tij. Ai premton se do të japë maksimumin si dhe tregon momentet e para kur e telefonoi Paolo Maldini.
“Unë e zgjodha Milanin sepse është një klub me histori të madhe, ku kanë luajtur lojtarë të mëdhenj. Ekipi po kalon një moment shumë të mirë dhe për mua ishte një mundësi që nuk mund ta refuzoja dot. Kur mora telefonatën e parë isha pak konfuz dhe i surprizuar në të njëjtën kohë. Po flisja me Paolo Maldinin, me mbrojtësin më të mirë të të gjithë kohërave.

Ai më kërkoi që të vija këtu dhe unë e kuptova se ky ishte vendimi i duhur. Jam shumë i lumtur tashmë që jam këtu dhe dua të mësoj shumë nga ai. Do të jap maksimumin tim dhe do ta ndihmoj ekipin sa herë që të luaj.
Kjo është detyra ime. Është një nder i madh për mua që do të vesh fanellën që më parë e kanë veshur lojtarë si Kaka apo Seedorf, të cilët i kam pasur idhuj”, përfundon Tomori. /abcnews.al

