Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, është konfirmuar tashmë si trajneri zyrtar i Derby Countyt. Kujtojmë që anglezi u rikthye janarin e kaluar në Angli pas aventurës që kaloi në MLS dhe mesa duket klubi që militon në Championship ia ka besuar frenat e ekipit pikërisht sulmuesit.
“Jam i mahnitur nga potenciali i këtij klubi. Stadiumi, fushat stërvitore, stafi teknik si dhe lojtarët e rinj janë fantastikë. Nuk mund të harrojmë dhe tifozët tanë, që kanë mbetur gjithmonë besnikë ndaj nesh. Pavarësisht ofertave të tjera, unë e dija shumë mirë se Derby ishte vendi ideal për mua”, deklaroi Rooney në faqen e klubit pas aprovimit në detyrë.
Captain. Leader. The greatest.@WayneRooney: The Manager ?
— Derby County (@dcfcofficial) January 15, 2021
Wayne ishte caktuar si trajner i përkohshëm i ekipit që në nëtorin e kaluar pas shkarkimit të Philip Cocu. 35-vjeçari ka firmosur me Derby Countyn deri në fund të sezonit 2022-2023. Që nga ardhja e tij në klubin anglez, ish-ylli i United ka luajtur 30 ndeshje, ku e ka gjetur dhe 6 herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al