Aventura e katërt me Santos zgjat vetëm një javë, Robinho del lojtar i lirë

schedule08:52 - 17 Tetor, 2020

schedule 08:52 - 17 Tetor, 2020

Robinho zgjodhi të rikthehej te Santos më 10 tetor dhe pranoi një rrogë simbolike prej 230 eurosh në muaj nga ekipi i zemrës. Sulmuesi brazilian ishte gati të niste aventurën e katërt me bardhezinjtë, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Rikthimi i tij në shtëpi acaroi sponsorët kryesorë të klubit brazilian, kompaninë “Orthopride”, që sqaroi vendimin e marrë me anë të një komunikate zyrtare. “Ne kemi respekt të madh për klubin e Santosit dhe historinë që ka, por klientët tanë përbëhen kryesisht nga gratë dhe në respekt të tyre ne morëm këtë vendim.

Madje, ne nuk ka kishte informuar askush për transferimin e Robinhos”, deklaroi drejtori Richards Adams. “Orthopride” është një kompani me qendrën e saj në Sao Paulo, e cila tregton produkte estetike dhe dentare. Vendimi erdhi për shkak se Robinho më parë është dënuar me 9 vite burg nga gjykata italiane, pasi akuzohej për përdhunim kur luante për Milanin.

Një humbje e madhe për Santos, që ka vepruar menjëherë duke ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin 36-vjeçar (100 ndeshje dhe 28 gola me kombëtaren braziliane). Drejtuesit e Santos kanë gjetur akordin me Robinhon për të pezulluar kontratën e firmosur.

E morëm këtë vendim në mënyrë që lojtari të përqendrohet ekskluzivisht në mbrojtjen e tij në procesin që zhvillohet në Itali“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit latin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!