Aventura belge merr fund, Durmishaj në dorë të Olympiacos

schedule11:32 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 11:32 - 21 Dhjetor, 2019

Fiorin Durmishaj nuk do të jetë pjesë e Waasland-Beveren në pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi shqiptar, i cili vendosi të përfaqësojë Greqinë, u huazua në verë në klubin belg, pasi tek Olympiacios që e bleu te Panionios nuk kishte hapësira.

Në Belgjikë sulmuesi nuk ia doli të shënonte dot në kampionat. Durmishaj u aktivizua në tetë ndeshje dhe pesë prej tyre i nisi nga fillimi. Futbollisti 23-vjeçar shënoi vetëm dy gola në Kupë dhe tashmë duhet të presë të mësojë të ardhmen e tij.

Olympiacos me shumë mundësi do të mendojë ta huazojë sërish sulmuesin, pasi për ta shitur në këtë moment duket e vështirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!