Avdullah Hoti kthehet në Kosovë, ka një mesazh të veçantë për qytetarët

schedule21:38 - 17 Korrik, 2020

schedule 21:38 - 17 Korrik, 2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, këtë të premte është kthyer në Kosovë pas mbylljes së vizitës së tij në Bruksel në kuadër të rinisjes së bisedimeve për dialogun me Serbinë.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar mbërritjen e tij në Prishtinë. Sh4efi i qeverisë në postimin e tij ka falenderuar doktoreshat e Komunës së Fushë Kosovës, dhe gjithashtu të gjithë stafin shëndetësor në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë.

Maska – Distanca – Higjiena personale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!