Avantazh i dyfishtë i Bosnjes, akoma “paqe” në Kopenhagen

schedule18:54 - 12 Tetor, 2019

schedule 18:54 - 12 Tetor, 2019

Bosnje Hercegovina e kishte finale ndeshjen e sotme përballë Finlandës. Vetëm trepikëshi i bën punë djemve të Robert Prosinecki dhe ashtu po ndodh.

Dy golat e Izet Hajrovic dhe Mirelem Pjanic (me penallti) i kanë dhuruar avantazhin e dyfishtë vendasve. Kjo fitore i ngjit ata në vend të tretë me 10 pikë, dy më pak se Finlanda e një kati më sipër.

Në dy sfidat e tjera nuk ka patur gola në 45 minutat e para. Rumania nuk ka arritur ende të gjejë golin e avantazhit kundër Ishujve Faroe në transfertë, ndërsa pa gola është mbyllur edhe pjesa e parë e duelit të Kopenhagenit midis Danimarkës dhe Zvicrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!