Autoriteti Portual sqaron kategoritë që përdorin transportin detar nga nesër, të tjerët në 1 korrik

schedule19:43 - 21 Qershor, 2020

schedule 19:43 - 21 Qershor, 2020

Autoriteti Portual Durrës ka sqaruar se nga dita e hënë do të udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane.

Ajo njofton se nga data 1 korrik transporti detar do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë.

LEXO EDHE: Transporti detar, Ministria e Infrastrukturës: Nesër rifillojnë punë linjat ndërkombëtare

“Njoftim II/ Mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve, SQAROJMË se:

Faza 1: Nga nesër shtetasit Shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno), dhe shtetasit e BE-së, do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane.

Faza 2: Bazuar në dispozitat aktuale të BE-së (dhe urojmë mos të këtë surpriza): nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit Shqiptarë. 

Lejohen gjithashtu të lëvizin me transport nderkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë në Shqiperi per arsye pune.
– Lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.
– Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqiperia”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!