Autoriteti kufitar i Gazës ka njoftuar se është hapur kalimi në Rafah midis Egjiptit dhe Gazës.
Të huajt dhe personat me dy shtetësi në listën e daljes egjiptiano-izraelite do të lejohen të largohen nga Gaza përmes vendkalimit, shkruan Al Jazeera.
Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi, deklaroi sa numri i palestinezëve të vrarë në Gaza ka shkuar në 10,022.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen 450 sulme dje në enklavë, e cila gjithashtu është objekt i operacioneve tokësore në zgjerim./abcnews.al