Autoritetet ukrainase: Forcat ruse po sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut në Mariupol

schedule10:52 - 24 Prill, 2022

schedule 10:52 - 24 Prill, 2022

Negociatori i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak  këtë të dielë feste për besimtarët ortodoks ka akuzuar Rusinë se ka bombarduar një fabrikë çeliku në Mariupol me “bomba të rënda ajrore dhe artileri”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, xhepi i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol është i fshehur në uzinën Azovstal.  Sipas raportimeve për shkak të bombardimeve ruse trupat ushtarakë,civilë dhe fëmijë janë strehuar në tunele nëntokësore nën kompleks.

Podolyak përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan; “Rusia po sulmon vazhdimisht Mariupol Azovstal. Vendi ku ndodhen civilët dhe ushtarakët tanë, është granatuar me bomba të rënda ajrore dhe artileri.”

Ai i kërkoi Rusisë të “mendojë për mbetjet e reputacionit të saj” dhe të vendosë një “armëpushim të vërtetë të Pashkëve në Mariupol” së bashku me një korridor humanitar për civilët dhe një raund të veçantë bisedimesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!