Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Autoritetet ukrainase: Forcat ruse do të mbyllin hyrje-daljen në Mariupol

schedule22:45 - 17 Prill, 2022

schedule 22:45 - 17 Prill, 2022

Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit tha se forcat ruse kanë njoftuar se qyteti i rrethuar do të mbyllet për hyrje dhe dalje të hënën, duke paralajmëruar se burrat që mbeten në qytet do të “filtrohen”.

Petro Andriushchenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë, tha të dielën se forcat ruse kishin filluar lëshimin e lejeve për lëvizje brenda qytetit të rrethuar, duke postuar një foto që supozohet se tregon banorët të rreshtuar për kalimet, shkruan CNN.

Qindra qytetarë duhet të qëndrojnë në radhë për të marrë një leje, pa të cilën do të jetë e pamundur jo vetëm lëvizja mes rretheve të qytetit, por edhe daljet në rrugë nga java e ardhshme.

Në një deklaratë të shtunën, Andriushchenko tha se forcat ruse njoftuan se qyteti do të mbyllet për hyrje/dalje për të gjithë nga e hëna, por do të ketë gjithashtu një ndalim të lëvizjes nëpër rrethe për një javë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!