Autoritetet në Odesa kanë akuzuar sot forcat ruse se kanë kryer sulm ndaj një blloku banimi në periferi të qytetit ukrainas herët këtë mëngjes. Ky raportohet të jetë sulmi i parë i tillë në qytetin port të Detit të Zi.
Këshilli i qytetit njoftoi se viktima si pasojë e sulmit nuk ka pasur, edhe pse sulmi shkaktoi zjarr.
“Këto janë ndërtesa banimi ku jetojnë njerëz paqësorë,” citohet të ketë thënë kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov.
Nga ana tjetër, Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët.
Odesa është vlerësuar prej kohësh si një objektiv kryesor strategjik për forcat e Vladimir Putinit, pasi nëpërmjet saj bëhet pjesa më e madhe e tregtisë detare në Ukrainë. Ukraina nuk ka asnjë port tjetër të madh ku të mbështetet, dhe marrja e Odesës nga ana e rusëve do t’i lejonte Rusisë të dominojë në mënyrë efektive të gjithë bregun verior të Detit të Zi. /abcnews.al/