Autoritetet shëndetësore amerikane i’u bëjnë thirrje amerikanëve që të shmangin lundrimet

schedule05:16 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 05:16 - 31 Dhjetor, 2021

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka paralajmëruar amerikanët që të shmangin lundrimet pavarësisht se janë të vaksinuar për shkak të shqetësimit për Covid-19. Autoritetet shëndetësore thanë se virusi mund të përhapet shpejt në hapësirat e mbyllura të një anijeje dhe se rreziku për tu infektuar është i lartë.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve aktualisht po monitoron mbi 90 anije lundrimi raporton “BBC”. Autoritetet shëndetësore deklaruan se ka pasur një rritje të rasteve në anijet turistike që nga identifikimi i variantit Omicron.

Agjencia paralajmëroi se edhe pasagjerët plotësisht të vaksinuar që kanë marrë një dozë përforcuese mund të përhapin virusin gjatë kohës që janë në bord. Autoritetet kanë rekomanduar që pasagjerët e anijeve të lundrimit të testohen midis një dhe tre ditësh përpara udhëtimit të tyre dhe tre deri në pesë ditë pas, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Në faqen e saj të internetit Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka publikuar një tabelë të koduar me ngjyra për anijet e lundrimit. Anijet që janë të shënuara me status të kuq besohet se kanë një transmetim të qëndrueshëm të virusit në bord. Që nga e enjtja, asnjë anije nuk u shënua me statusin e kuq.

Shumica dërrmuese u klasifikuan me statusin e verdhë, që do të thotë se kanë të paktën një person të infektuar me Covid-19 në mesin e ekuipazhit. Industria e lundrimit është një nga sektorët më të goditur nga pandemia. Kompania më e madhe e industrisë së lundrimit “Carnival” raportoi një humbje prej 10 miliardë dollarësh.    / abcnews.al  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!