Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Autoritetet indoneziane shpallin të vdekur 53 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses së zhdukur

schedule15:31 - 24 Prill, 2021

schedule 15:31 - 24 Prill, 2021

53 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses së zhdukur në Indonezi janë shpallur të vdekur. Mediat e huaja bëjnë me dije se forcat detare të Indonezisë e shpallën të fundosur nëndetësen e zhdukur, ndërsa të gjithë 53 anëtarët e ekuipazhit të vdekur, pas gjetjes së gjësendeve që besohet se u përkisnin detarëve.

Ndërkohë zyrtarët ushtarakë thanë se ekipet e shpëtimit nga Indonezia dhe vendet tjera do t’i vlerësojnë të gjeturat, ndërsa ende nuk është gjetur asnjë trup i ekipit.

Ndër të tjera në reagimet e tyre zyrtarët kanë thënë se kanë thënë se rezervat e oksigjenit do të kenë mbaruar të shtunën në mëngjes.

Në zonën ku mendohet se mund të jetë zhdukur nëndetësja u dërguan anije dhe helikopterë. Përpjekjeve iu bashkua edhe një aeroplan i forcave amerikane, P-8 Poseidon, bashkë me 20 anije indoneziane, një luftanije australiane dhe katër aeroplanë indonezianë.

Ndihmë për operacionin e gjerë kanë premtuar edhe Singapori dhe Malajzia. Anijet e shpëtimit nga Singapori pritet të arrijnë të shtunën, ndërsa anijet e Malajzisë të dielën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!