Autoritetet indiane bastisin zyrat e BBC-së pas publikimit të dokumentarit kritik rreth Kryeministrit

schedule11:25 - 14 Shkurt, 2023

schedule 11:25 - 14 Shkurt, 2023

Autoritetet indiane bastisën sot  zyrat e BBC -së  në Nju Delhi, disa javë pasi transmetoi një dokumentar kritik ndaj kryeministrit Narendra Modi. Zyrtarët e qeverisë ishin jashtë zyrave të BBC-së, të vendosura në qendër të kryeqytetit, për të parandaluar njerëzit që të hynin ose të dilnin prej tyre.

BBC transmetoi një dokumentar me dy pjesë në janar duke akuzuar Modi se kishte urdhëruar policinë të mbyllte sytë ndaj trazirave në vitin 2002 , kur ai ishte kryeministër i shtetit Gujarat.

Protestat shkaktuan mbi 1,000 viktima, shumica prej të cilëve i përkisnin komunitetit mysliman, i cili është pakicë në Indi.

Qeveria indiane bllokoi videot dhe mesazhet në Twitter të lidhura drejtpërdrejt me dokumentarin, të cilin e quajti “propagandë armiqësore kundër Indisë” menjëherë pas transmetimit të tij.

/abcnews.al