Autoritetet e kërkonin, alpinisti i humbur injoroi thirrjet se nuk njihte numrin

schedule14:36 - 26 Tetor, 2021

schedule 14:36 - 26 Tetor, 2021

Një burrë që humbi për 24 orë ndërsa po ecte në malin më të lartë të Kolorados injoroi thirrjet e përsëritura telefonike nga ekipet e shpëtimit pasi nuk e njihte numrin. Alpinisti u raportua i zhdukur me 18 Tetor dhe nuk arriti të kthehej atje ku po qëndronte por përpjekjet për ta kontaktuar përmes telefonatave u injoruan.

Ekipet e shpëtimit e kaluan mbrëmjen në kërkim të burrit të zhdukur dhe vazhduan kërkimin deri të nesërmen, kur më pas mësuan se alpinisti ishte kthyer në shtëpi i sigurt në orët e para të mëngjesit më 19 Tetor.

Personi me sa duket nuk e dinte që një grup kërkimi ishte në kërkim të tij. “Subjekti injoroi telefonatat e përsëritura nga ne, sepse ai nuk e njihte numrin,”bëri me dije ekipi i kërkim-shpëtimit nëpërmjet një postimi në Facebook. /Abcnews.al