Autoritetet braziliane përfundojnë testimin: Vaksina kineze është efektive

schedule09:41 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 09:41 - 24 Dhjetor, 2020

Autoritetet braziliane kanë njoftuar se vaksina e kompanisë kineze “Sinovac Biotech” e emëruar “CoronaVac” është efektive.

Siç raportojnë mediat braziliane, Drejtori i Institutit Bhutantan, Dimas Covas tha se “CoronaVac” ka arritur pragun e efektivitetit që do të lejojë përdorim të menjëhershëm në vend dhe se rezultatet e provave përfundimtare të fazës së tretë, të cilat duhet të shpallen sot.

Po ashtu ai shtoi se po kërkojnë 15 ditë shtesë sepse kompania Sinovac duhet të lëshojë njëkohësisht rezultatet e vaksinës që ajo ka testuar në vendet e tjera.

Sekretari i Shëndetësisë i Sao Paulo Gorinchteyn gjithashtu tha se niveli i efektivitetit të CoronaVac tejkalon pragun prej 50 përqind që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si kufi për një imunizim të një kandidati vaksine, dhe kjo është “diçka për të festuar”, sipas tij.

Duke shpjeguar se shkalla e efikasitetit të CoronaVac tregoi rezultate të ndryshme nga vendet e tjera, Gorinchteyn deklaroi se rezultatet e eksperimentit të fazës së 3 nuk u zbuluan për shkak të këtij konflikti.

Gorinchteyn vuri në dukje se vaksina mund të aprovohet nga Autoriteti Rregullator Shëndetësor Brazilian (ANVISA), me të dhënat që ata kanë dhe shtoi se ata do të jenë në përputhje me procedurat që janë pjesë e marrëveshjeve tregtare dhe rezultatet do të shpallen njëkohësisht.

Në mënyrë që CoronaVac të aprovohet për përdorim nga Anvisa, rezultatet përfundimtare të fazës së tretë të testit pritej të shpalleshin më 15 dhjetor, por kjo datë u shty për 23 dhjetor.

Eksperimentet e kandidatit të vaksinës mbi njerëzit në Brazil filluan në fund të korrikut në bashkëpunim me Institutin Bhutantan, i cili kryen kërkime biologjike në  Sao Paulo. Eksperimentet e kandidatit të vaksinës, të cilat u testuan në 13 mijë vullnetarë në vend, u ndaluan në 10 nëntor dhe u rifilluan më 12 nëntor për shkak të një efekti anësor të papritur.

Sao Paulo ra dakord me kompaninë farmaceutike kineze për të transferuar teknologjinë e kërkuar për prodhimin e vaksinës në Institutin Bhutantan, përveç marrjes së 46 milion dozave të vaksinës nëse ishte i suksesshëm. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!