“G Class-i” përplasi çiftin dhe foshnjen 3-muajshe, shoferi në kërkim, policia shoqëron mikun e tij

schedule14:27 - 8 Maj, 2022

schedule 14:27 - 8 Maj, 2022

Ajas Sulejmani, 39 vjeç teksa drejtonte makinën e tij Mercedez G Class ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe foshnjen e tyre 3-muajshe në Tiranë. 39-vjeçari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia e Tiranës ka shoqëruar një të ri, i cili raportohet se është i afërm i shoferit.

Policia tha se kanë qenë bashkë në makinë në momentin kur ndodhi aksidenti dhe do merret në pyetje.

Lexo edhe: Shoferi i “G-Class-it” nuk pyet për semaforin e kuq, momenti kur përplas çiftin dhe foshnjen te vijat e bardha

V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh u përplasën te vijat e bardha në afërsi të kompleksit “Deliorgji” te Rruga e Kavajës.

Abc mëson se G Clasi-i nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe ka kaluar me semafor të kuq./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!