Gjergji Vurmo autor i kapitullit për Shqipërinë në raportin për lirinë e medias në Freedom House i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas postimit ku thotë se Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Vurmo thotë se bëhet fjalë për 2 raporte të ndryshme të së njëjtës organizatë dhe se kryeministri i referohet raportit global të publikuar në muajin maj.
“Nje shpjegim gazetareve lidhur per reagimin e KM. Behet fjale per 2 raporte te ndryshme te se njejtes organizate – Freedom House (FH).
Raporti te cilit i referohet Kryeministri Rama eshte “Freedom in the ëorld 2020″ dhe eshte publikuar me daten 4 Mars 2020 (para 2 muajsh)”, shkruan Vurmo. /abcnews.al